Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj, Genar Topalli kurorëzoi dashurinë me partneren Cindy Marina në një ceremoni private të mbajtur në Vatikan.

Për shkak të dasmës, deputetja demokrate Jozefina Topalli mungoi në seancën e konstituimit të Kuvendit, ku u betuan deputetët e rinj, ndërsa ajo u rendit mes pesë ligjvënësve që nuk morën pjesë.

Në postimin që dhëndri ka bërë në rrjete sociale, ai shkruan:
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme,lumturi dhe shume dashuri
Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës — një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.
Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë — sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.
Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.
Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë.
13/09/2025“





