Dashi
Do keni mosmarrëveshje të vogla sot në jetën tuaj në çift, por të gjitha këto do jenë pa pasoja të rënda. Menjëherë do i kuptoni gabimet dhe do mundoheni ta ndreqni situatën. Beqarët do takohen me një person dhe zemra do iu rrahë menjëherë sapo të jenë pranë tij. Në planin financiar, me pak maturi dhe me një menaxhim të mirë do ia dilni mbanë.
Demi
Gjërat do shkojnë si duhet sot në jetën tuaj në çift. Me partnerin do ruani një komunikim të mirë dhe nuk do ketë aspak debate apo mosmarrëveshje. Edhe beqarët do jenë në humorin e duhur për të dalë nëpër takime e për të njohur persona të rinj. Priten ndryshime. Në planin financiar tregohuni shumë të kujdesshëm sepse do jeni në prag të një katastrofe po gabuat.
Binjakët
Do jeni shumë të arsyeshëm sot në jetën tuaj në çift dhe do sqaroni gjithçka me mirëkuptim dhe maturi. Edhe partneri do jetë më i duruar dhe më tolerant. Beqarëve do iu duhet të bëjnë zgjedhje të vështira të cilat do ua ndryshojnë jetën. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që përfitoni nga situata për t’i organizuar edhe më mirë ato.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do shkojë më së miri. Do i rregulloni të gjitha problemet dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të pranojnë propozimet që do iu bëhen. Do ketë persona që mund të kenë edhe lidhje të tjera dhe do duan të tallen me ta. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Do shpenzoni pa u menduar.
Luani
Jeta juaj në çift nuk do ketë aspak të reja gjatë kësaj dite. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa bërë sakrifica shumë të mëdha. Beqarët më në fund do mund të fillojnë një histori dashurie të vërtetë dhe mjaft emocionuese. Me financat do keni vështirësi. Nuk do mund t’i bëni ballë tundimit për të shpenzuar shuma të mëdha për objekte të panevojshme për momentin.
Virgjëresha
Të dashuruarit nuk duhet të rrezikojnë shumë gjatë kësaj dite dhe të flasin me partnerin për tema delikate. Kujdes! Beqarët do kenë disa takime të shpejta me persona që do i joshin menjëherë. Pranoni të takoheni sërish me ta. Për financat nuk duhet të shqetësoheni. Falë përkujdesit të kohëve të fundit, situata do jetë mjaft e qëndrueshme.
Peshorja
Do keni një jetë sociale mjaft aktive gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që ta lini paksa pas dore partnerin. Kjo do e mërzitë atë dhe do e bëjë të mendojë seriozisht për të ardhmen. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të pranojnë ftesa. Nga ato do varet e nesërmja. Nëse nuk i menaxhoni si duhet të ardhurat dhe nëse shpenzoni pa kursim do keni probleme të mëdha.
Akrepi
Ditë e kënaqshme për sa iu përket çështjeve të zemrës. Do kaloni çaste të mrekullueshme me partnerin dhe do dashuroheni me të ashtu si vetëm ju dini. Beqarët po nuk u treguan realistë nuk do e gjejnë dot dashurinë. Askush nuk është perfekt. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin sepse mund të lindin vështirësi të mëdha më vonë.
Shigjetari
Ditë goxha delikate kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do kuptoheni mirë me partnerin dhe kjo mund të sjellë debate të forta. Beqarët do kenë një ditë premtuese dhe të mbushur me propozime emocionuese. Edhe sikur të doni nuk do iu rezistoni dot personave që do keni rreth e rrotull. Shpenzimet duhen kryer me maturi në mënyrë që të mos ketë probleme.
Bricjapi
Jeta në çift do konsolidohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do e respektoni tjetrin dhe do pranoni të bëni edhe ndonjë sakrificë të vogël. Beqarët nuk do i marrin seriozisht ftesat që do iu bëhen pa e kuptuar se mund të humbin mundësi të çmuara. Të ardhurat do mbrohen nga yjet deri në njëfarë pike, megjithatë mos shpenzoni kuturu. Maturia vlen gjithmonë.
Ujori
Ditë mjaft euforike kjo e sotmja për të dashuruarit. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme dhe do iu duket shpesh vetja si në një ëndërr. Beqarët do realizojnë disa takime të këndshme dhe do ndihen mjaft mirë. E ardhmja mund t’iu ndryshojë shpejt. Me paratë gjërat do ecin shumë mirë. Do e dini sa të shpenzoni që t’iu mbeten edhe disa para mënjanë.
Peshqit
Shtojini dozat e imagjinatës në çift gjatë kësaj dite nëse nuk doni që rutina t’iu pushtojë dhe të keni probleme. Duhen bërë patjetër disa ndryshime. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse me persona që më parë i nënvlerësonin. Në planin financiar jo vetëm që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.





