Deputeti Arian Ndoja ka reaguar publikisht pas akuzave dhe paralajmërimeve që Kryeministri Rama i mandatuar nga Presidenti i Republikës adresoi ndaj një gjyqtari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ndaj gjyqtarëve të tjerë. Ndoja e konsideron këtë një ndërhyrje të hapur të pushtetit ekzekutiv në gjyqësor, duke theksuar se Kushtetuta e ndalon qartë intimidimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai citon nenet 4, 7 dhe 145 të Kushtetutës, ku parashikohet ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit.
” Drejtesia dhe e verteta nuk kane nje mbiemer!
E ndjej me vend te bej kete status, nisur nga formimi im profesional, por edhe pozicioni i perfaqesuesit ne Kuvendin e Shqiperise, pasi mora vesh lajmin qe personi i mandatuar nga Presidenti i Republikes si Kryeminister i vendit ka derdhur nje lume akuzash ndaj nje gjyqtari te Gjykates se Shkalles se Pare Administrative Tirane, si dhe ka bere paralajmerime kercenuese ndaj gjyqtareve te tjere qe ushtrojne kete funksion ne Republiken e Shqiperise.
Ne fakt kjo gje eshte e perseritur edhe per prokurore e gjyqtare te tjere, fakt ky i njohur boterisht.
Reagimet kane qene te ndryshme, nderkohe qe une per here te pare po reagoj publikisht.
Ne asnje vend te botes nuk gjykohen gjyqtaret dhe as prokuroret per vendimet qe ata japin, por per shkaqet dhe aresyet qe i çuan ata qe te japin kete vendim.
Ne kete kontektst rezulton se shkaqet dhe aresyet jane vetem dy:
A) paaftesia profesionale,
B)mitemarrja.
Per te paren mund te merren organet perkatese qe kontrollojne veprimtarine e gjyqesorit.
Per te dyten eshte organi i Prokurorise se Posacme qe te beje hetimet perkatese.
Theksoj se jane disa nene ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe ligji me i larte ne hierarkine e akteve ligjore qe veprojne ne vendin tone.
Ne nenin 4 te saj parashikohet shprehimisht se:
“1. E drejta perben bazen dhe kufinjte e veprimtarise se shtetit.
- Kushtetuta eshte ligji me i larte ne Republiken e Shqiperise.
- Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejteperdrejte, pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.”
Ne nenin 7 te saj Kushtetuta parashikon shprehimisht se: “Sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor.”
Ne nenin 145 te Kushtetutes parashikohet shprehimisht se:
“1. Gjyqtaret jane te pavarur dhe u nenshtrohen vetem Kushtetutes dhe ligjeve. - Kur gjyqtaret çmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten, nuk i zbatojne ato. Ne kete rast, ata pezullojne gjykimin dhe ia dergojne çeshtjen Gjykates Kushtetuese. Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per te gjitha gjykatat.
- Nderhyrja ne veprimtarine e gjykatave ose gjyqtareve passjell pergjegjesi sipas ligjit”.
Vetem nga leximi i ketyre dispozitave kuptohet qarte se kemi te bejme me shkelje flagrante te Kushtetutes dhe nderhyrje nga pushteti ekzekutiv ne ate gjyqesor, nepermjet deklaratave te tilla kercenuese per intimidimin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise.
Ky status i imi ka per qellim pasqyrimin e faktit dhe bazes ligjore perkatese qe eshte shkelur, me qellim qe publiku te marre informacion per gjykimin e mbajtjen qendrim te ketij rasti, si dhe per keshilltaret e mentoret e Kryeministrit qe ta keshillojne ne te ardhmen qe te mos shkele ligjin themeltar te shtetit, pasi ai vete nuk i perket fushes se ligjit dhe eshte pa njohuri ne kete drejtim.
Nga ana tjeter, ky status ka per qellim te inkurajoje pushtetin gjyqesor ne Republiken e Shqiperise qe te vazhdoje te funksionoje ne perputhje me nenin 145 te Kushtetutes. Gjyqtaret nuk i nenshtrohet askujt, por realizojne dhenien e drejtesise teresisht te pavarur, bazuar ne Kushtetuten dhe aktet e tjera ligjore qe kane vlere e zbatohen ne Republiken e Shqiperise
Gjithashtu, ky status ka per qellim te ndergjegjesoje edhe opinionin publik qe nje gjuhe e tille kercenuese nuk i sherben te ardhmes se ketij vendi, dhe qe nje Kryeminister i tille, qe eshte rezultat i zgjedhjeve jo te lira dhe demokratike, po shfaq hapur dita dites ambiciet e tij autokratike, per te ndryshuar edhe formen e organizimit te shtetit!”, shkruan Ndoja.





