Partia Demokratike caktoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së emrat e 4 kryetarëve dhe 7 nënkryetarëve të Komisioneve Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature.
Nënkryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nenkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nenkryetar Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nenkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nenkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nenkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme nenkryetar Albana Vokshi
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nenkryetar Ivi Kaso
Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Luciano Boçi
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia





