Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dha një mesazh të qartë besimi dhe mirënjohjeje për rolin që Shqipëria po luan brenda Aleancës.
Ne nje konference me kryeministrin Edi Rama, Rutte tha se Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s.
Me humor, Rutte shtoi: “Ju jeni i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë për nga madhësia, por po bën shumë.”
“Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë, Edi Ramën. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, Shqipëria do të arrijë 2% e shpenzimeve ushtarake që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të vetë shtetërore, cka është e rëndësishme sepse na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n.
Ju po ndihmoni shumë për Ukrainë. Po bëni shumë për Ukrainën. Po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj. Në fakt ju jeni i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë dhe Shqipëria po bën shumë. Dua të falënderoj që jeni një aleat i patundur.
Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria, dhe Shqipëria tek NATO”, u shpreh Rutte.





