Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në mbledhjen e këshilltarëve socialistë në selinë rozë është diskutuar dita e martë për mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt.

Mbledhja vijon ende dhe po drejtohet nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino.