Dua Lipa është parë në New York gjatë pushimit nga turneu “Radical Optimism” duke ngrënë drekë në restorantin trendy Via Carota.

Përveç pamjes së saj klasike totalisht të zezë, ajo bëri namin me një element që nuk është i zakonshëm: çanta e Chloé në formë zemre, me zinxhir të artë dhe tassels, çmimi afër $6,600. Çanta ishte pjesë e koleksionit vjeshtor 2025 dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi kombinohej me një bluzë me pika dhe xhinse bootcut të thjeshta.

E ndërsa gjithë veshja ishte relativisht e thjeshtë, çanta dhe detajet animal print që ajo vuri si këpucët Manolo Blahnik ose syzet Tom Ford, e bënë pamjen të flasë vetë.