Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar renditjen e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese sipas rezultatit të vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve.

Renditja e kandidatëve:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë;

2) Naureda Llagami 89.3 pikë;

3) Florian Ballhysa 77.83 pikë;

4) Alma Faskaj 77.77 pikë;

5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;

6) Alban Toro 74.22 pikë.

Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kyçe për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa pritet që fazat e radhës të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve.

Njoftimi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë;

2) Naureda Llagami 89.3 pikë;

3) Florian Ballhysa 77.83 pikë;

4) Alma Faskaj 77.77 pikë;

5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;

6) Alban Toro 74.22 pikë.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.