Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka kushtuar rëndë dy deputetëve të Partisë Demokratike.

Sekretariati i Etikës pranë Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.

Dy deputetët u kapën nga kamerat teksa hidhnin librin e Kushtetutës apo bidonë me ujë në drejtim të kryeministrit Rama.

Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.