Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj do të blejë klubin sportiv të Lushnjës. Ky lajm është bërë i ditur nga moderatori Ed Manushi, në emisionin “Procesi Sportiv”.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rei Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.





