A$AP Rocky sapo mund të ketë zbuluar një sekret të madh lidhur me marrëdhënien e tij me Rihanna. I pyetur nga Elle Magazine nëse e pret momentin kur do të bëhet bashkëshort, ai s’e kurseu shakanë:

Nga e di ti që unë nuk jam bashkëshort? Por akoma s’do ta konfirmoj”, tha ai duke qeshur.

Reperi tregoi pak për jetën e tij të përditshme me këngëtaren, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Nuk flasim shumë për punën sepse merremi me të gjithë ditën, çdo ditë. Kur shkon në shtëpi, gjithçka vërtitet rreth familjes. Marrëdhënies tënde. Folesë. Nuk është për gjërat e tjera.”

Rocky shprehu haptazi dëshirën që fëmija i tretë të jetë vajzë.

“Po lutemi për një vajzë. Herën e parë, donim ta dinim gjininë. Herën e dytë nuk donim. Herën e tretë, nuk duam ta dimë derisa, epo e dini. Mendoj se do të jetë vajzë. Kjo shtatzëni është shumë ndryshe nga dy të tjerat. Mund ta dallosh nga përjetimi. Shpresoj që të jetë një vajzë. Kam nevojë”, tha ai.

Rihanna e zbuloi shtatzëninë në maj pak përpara mbrëmjes së Met Gala, ku më pas u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Çifti ka nxitur shpesh thashetheme se janë martuar, rasti i fundit në vitin 2022 kur inskenuan një propozim në këngën “D.M.B.” të A$AP Rocky.