Roberto Martinez është përballur të shtunën me grabitjen e vilës së tij. Rreth 800 mijë euro ishte vlera e orëve luksoze dhe bixhuterive që u vodhën nga shtëpia e trajnerit të Portugalisë.

Dëmi i grabitësve ishte raportuar 100 mijë euro fillimisht, ndërsa gjithçka ndryshoi më pak. Banda e kishte organizuar çdo gjë me detaje, pasi Martinez me gruan e tij, Beth Tompson, nuk ndodheshin në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Lisbonë ku për të hyrë në vilë është thyer dritarja. Policia i ka dyshimet e para për bandë të huaj, që  është e specializuar për të tilla grabitje.

Spanjolli mori drejtimin e Portugalisë prej janarit të vitit 2023. Dhe javën e kaluar përballet pikërisht me këtë ngjarje të shëmtuar, ndërsa çdo gjë kaloi vetëm me dëme materiale.