Detaje të reja dalin nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.12 të Durrësit. Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç. Paraprakisht mësohet se ai ka pasur disa identitete.
Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet nga nipi i tij brenda banesës, në katin e katërt të pallatit ku banonte. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.





