Ray J ka bërë një deklaratë tronditëse, pasi thotë se po bashkëpunon me agjentët federalë për ndërtimin e një çështjeje për mashtrim dhe korrupsion kundër ish-partneres, Kim Kardashian dhe nënës së saj, Kris Jenner.

“Çështja federale që do të ngre ndaj Kris dhe Kim do të jetë çmenduri”, thotë ai në një video që po qarkullon në X. 

“Flas për, unë do të jem në lajme çdo ditë, do të them shumë gjëra. Çdokush që flet me Kim, duhet t’ia thotë tani, agjentët po vijnë. Nuk mund të bëj asgjë”, tha ai.

Më tej shtoi: “Është më keq se Diddy.”

44-vjeçari nuk dha detaje apo shpjegime të tjera apo ndonjë informacion që mbështet deklaratën.