Lajmi që më në fund, Rihanna u bë mami i një goce, nuk i shpëtoi Einxhel Shkirës, e cila përfitoi nga rasti për t’i kërkuar partnerit të saj, Dagz-it që gjithashtu të bëhen prindër të një vajze.
 
Përmes një postimi në Instagram, Einxhel publikoi lajmin se Riri u bë nënë dhe shkroi:

“Ja dhe Riri e bëri gocën. @dj_dagz po ne kur?”, shoqëruar me një zemër rozë.

Einxhel dhe DJ Dagz janë prindër të dy çunave, Trev dhe Kres. Ata u njohën në “BBVA”, ku krijuan një romancë dhe pas daljes, e forcuan edhe më shumë dashurinë dhe kanë krijuar familjen e tyre.