Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit Ledri Vula, ka nxitur spekulimet në rrjetet sociale pasi është shfaqur me një unazë në gishtin e dorës së majtë.
Ky detaj ka shtuar zërat për një fejesë të mundshme.
Prej kohësh, Sara përflitet për një lidhje dashurie me Erik Fullanin, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht raportin e tyre. Të dy janë treguar shumë të rezervuar për jetën private.
Shfaqja e unazës pikërisht në gishtin e fejesës është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër fazë. Megjithatë, ky mund të jetë thjesht një detaj i rastësishëm.
Sara, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të romancës së saj të kaluar, duket se tashmë është gati të marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj, edhe pse ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar.






