Sipas “Daily Mail”, aktorja Jessica Biel dhe këngëtari Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë.

38-vjeçarja ka sjellë në jetë një djalë, në fillim të kësaj jave. Aktualisht Biel së bashku me të voglin, ndodhet në shtëpi pranë Justin dhe djalit të parë, 5 vjeç.

“Daily Mail” shkruan se nëna e aktores, 65-vjeçarja Kimberly Conroe Biel, ka kaluar pjesën më të madhe të kohës pranë vajzës dhe nipit të vogël.

Madje një shoqe e saj ka zbuluar se ajo do të qëndrojë te shtëpia e së bijës deri të dielën dhe ishte pikërisht ajo që tregoi edhe gjininë e bebit.

39-vjeçari dhe Biel nuk janë fotografuar që në muajin mars, e thuhet se kanë qëndruar në shtëpinë në Big Sky, Montana që nga 25 marsi.