Sipas mediave turke, aktorja Hande Erçel dhe këngëtari Murat Dalkiliç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ky lajm vjen i papritur në një kohë kur pritej që aktorja dhe këngëtari të martoheshin.
Vetëm pak kohë më parë mediat turke shkruanin se çifti po planifikonte martesën, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë për ta.
Hande dhe Murat jetuan një histori dashurie prej vitesh, ku nuk munguan ndarjet e ribashkimet. Çifti shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe thashethemeve për ndarje.
Hande ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarje. Aktorja tani është fokusuar në xhirimet e serialit të ri veror “Sen Çal Kapimi” i cili ka patur shumë sukses në Turqi.





