Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë sot në territorin shqiptar, duke bërë që zonat bregdetare të dominohen nga kthjellimet.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare ku në zonat e thella malore do të ketë rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesdite duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.