Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025, në 6 bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ne nje takim strukturat drejtuese të PS-së, duke “ndezur motorët” për këtë garë elektorale.

Partia Socialiste ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministrja e Shëndetësisë, me pas e Arsimit dhe një nga figurat më të spikatura të PS-së pritet të jetë në qendër të fushatës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, në kampin opozitar situata mbetet më e paqartë. Janë përfolur disa emra për kandidatë në Tiranë dhe bashkitë e tjera, por deri më tani nuk ka pasur një zyrtarizim nga koalicioni opozitar.