Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë.

Në fjalën e tij, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të garantuar kompensimin e plotë të qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e zjarreve të kësaj vere. Ai nënvizoi se tashmë është përfunduar inventarizimi i plotë i dëmeve dhe të gjitha familjet që kanë humbur banesat do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

“Dua të nënvizoj faktin që, ashtu si e bëmë të qartë që në momentin e nxehtë të përballjes me zjarret, angazhimi ligjor dhe human për humbjet e banesave dhe materialeve do të mbahet pikë për pikë. Tani është inventari i plotë. Të gjithë ata që kanë humbur nga zjarret banesat, krerët duhet të jenë të qetë. Do shpërblehen qindarkë më qindarkë.” – deklaroi Kryeministri Rama.