Në muajin gusht, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Eli Fara, Marina, u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap me kokainë.  

Pas procedurave dhe hetimeve, ajo u la nga Gjykata në “arrest shtëpie”, teksa ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për posedim vetjak.

Për një periudhë, ajo nuk u shfaq më në rrjetet sociale, ku më parë ka qenë mjaft aktive, por tani Marina është “rikthyer” sërish.

Në profilin e saj të Instagramit, ajo ka postuar disa foto, ku shfaq hiret e saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Një prej fotove të publikuara së fundmi, ajo e shoqëron edhe me një mesazh: Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre.