Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi dhe kanë dëmtuar ambientet e brendshme të komisariatit ku u shoqëruan.

Në pranga kanë rënë D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.