E ftuar speciale e podcastit të kryeministrit Rama “Flasim” ishte sot kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Gjatë intervistes, Manastirliu ka rrëfyer shumëçka, mbi fëmijërinë, adoleshencën, njohjen me basjkëshortin, por edhe mënyrën se si ka reaguar familja e saj për lajmin për kandidimin në kryeqytet.

Intervista me Manastirliun

Intervistën kryeministri e nisi duke e pyetur Manastirliun për fëmijërinë.

“Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.”, tha Manastirliu.

Manastirliu foli me shumë nostalgji për lagjen e saj: “Ajo rruga ‘Luigj Garakuqi’ ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër.”

Manastirliu si nxënëse në shkollë, largimi drejt Italisë 1 vit

Rama më pas e pyeti Manastirliun për shkollën.

“Nxënëse e mirë, shumë e mirë, por edhe një aktiviste e mirë. Pra, nuk lëroja asnjë nga këto koncertet, aktivitetet. Ne bënim shumë. Kam ndjekur gjimnazin Sami Frashëri. Para gjimnazit pata një ndërprerje, sepse në atë kohë jetuam një periudhë tejet të vështirë, kur familjet tona morën vendime për ne edhe në një moshë të vogël. Familja ime vendosi të shkoja jashtë. Në moshën 4-vjeçare vajta në Itali, në Bari, atje bëra studimet një vit në liceun artistik, por kisha një lidhje të fortë me familjen dhe vendin.”, tha kandidatja e PS-së për kryeqytetin.

Më pas Manastirliu shtoi: “Ishte dhjetor, pas 3 muajsh i thashë babait: ‘Unë do kthehem’. Ai më tha: ‘Si të duash, por mirë është ta mbyllësh këtë vit’. Dhe unë e mbylla vitin dhe u ktheva me ndjesinë që kishte diçka që s’shkonte, por duhej të isha me familjen. U ktheva te gjimnazi Sami Frashëri, u ktheva në vit të dytë. Pra, e kisha humbur një vit.”

‘97-ta na shënjoi si brez

“Ne na ka shënjuar si brez. U bë si lajtmotiv për ne në gjimnaz që ne nuk duhet të jemi indiferentë, pra, ne duhet të reagojmë. Secili duke bërë atë që mundeshim ne si të rinj, fillova ta ndiej që duhet të kisha një rol sado të vogël. I besoj ëndrrave dhe transformimeve të mëdha, por i besoj shumë edhe punëve të vogla. Ato sjellin ndryshime të mëdha. Shkonim në shkollë me qese plastike, kishte një pasiguri të madhe që u shndërrua dhe në një forcë të madhe për ne.”, tha Manastirliu.

Drejtësia ka qenë ëndrra ime, por studiova kimi

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, shprehet se ndjenja për drejtësinë ka qenë gjithmonë udhërrëfyese në jetën dhe formimin e saj.

Por studimet për drejtësi nuk i dolën.

“Drejtësia ime ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shekncat e natyrës më kanë tërhequr gjith monë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar pë cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna”, tha Manastirliu.

Si u bashkua Manastirliu me PS-në: Më mori një shoqe në telefon…

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës ka rrëfyer për herë të parë si nisi përfshirja e saj në politikë dhe bashkimi me Partinë Socialiste, duke treguar se gjithçka filloi me një telefonatë nga një shoqe.

“Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS, nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat. Pranova.”, tha Manastirliu.

Ajo kujton se u takuan për herë të parë tek Ministria e Kulturës, ku e priste një furgon i vogël me mbishkrimin “Me Edi Ramën për Tiranën”. Në atë kohë, Rama ishte ministër i Kulturës dhe, sipas saj, kishte një profil ndryshe nga politikanët e tjerë.

“Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante ‘Me Edi Ramën për Tiranën’. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës. Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi t’i vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu.

“Kolona ku unë mbështetem”, historia e dashurisë me bashkëshortin

Manastirliu po ashtu rrëfeu historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Ermalin. Ajo tha se janë dashuruar në periudhën e gjimnazit, kur ajo studionte tek “Sami Frashëri”. Kandidatja për Tiranën tha se bashkëshorti është “kolona” ku ajo mbështetet dhe e konsideron forcën e saj më të madhe.

“Me Ermalin jam dashuruar në gjimaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë po njëri-tjetrit në 2005, 20 vite më parë. Mbasi mbaruam shkollën. Familja e dinte, kanë qenë të hapur. Shkoja tek shtëpia, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po në të njëjtin vit që u martuam. Ndërsa vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Cdo gjë duhet të ketë kohën e vet.

Marrja e vendimit për të pasur familje më të madhe, duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të këtij rrugëtimi. Familja është forca ime e madhe. Ermali është kolona ku mbështetem dhe gjej prehjen sepse më ka lehtësuar nga angazhimet që duhet të kisha si nënë në raport me vajzat. Komplimentojmë njëri-tjetrin.”, tha Manastirliu.

“Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e pritën vajzat dhe bashkëshorti kandidaturën për Tiranën

E pyetur nga kryeministri se si e kishte pritur familja kandidimin e saj për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu rrëfeu me sinqeritet reagimet e vajzave dhe bashkëshortit, duke theksuar rolin kritik e mbështetës të fëmijëve dhe sakrificat që familja bën për angazhimet e saj publike.

Lidhur me vajzat ajo u përgjigj: “Tea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti? Emily më tha: Po mirë, duhet ta bësh këtë. Ermali (bashkëshorti) kësaj radhe nuk më shkroi direkt, por pastaj patëm një bisedë të gjatë… por është e gjatë.”

Rama: E di çfarë domethënë të kesh burrin kryetar bashkie e kryeministër. Është një peshë dhe një sakrificë që askush nuk e kupon. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj po as un nuk e kuptoj. Sesi është për burrin që ta ketë gruan në një detyrë që kërkon kohë e energji. Ti nuk je njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në 4 mbyll derën.

Manastirliu: Do të ishte mirë që të merrnim një bashkëvuajtës për ta kuptuar tamam.

Rama: Nuk kam kurajo ta bëj këtë përballje se jam fajtori kryesor.

Manastirliu: “Nuk flas dot për këtë, për sakrificën që atij i duhet të bëjë nga pikëpamja e kohës. Vajzat janë rritur dhe janë bërë kritizeret e mëdha tonat. Pyesin: Pse nuk përkushtohesh? Pse nuk je me ne? Janë mjaftueshëm të mëdha për të kuptuar çfarë ndodh, për të më dhënë pse jo edhe sugjerime dhe për të më bërë edhe kritikat e nevojshme. Altea është 20 vjeç, studion për arkitekturë në UPT, vajza e dytë studion në gjimnaz.”