Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu doli në konferencën për mediat në prag të ndeshjes me Serbinë që do të zhvillohet të shtunën. Ai tha se janë të përqëndruar për të shkuar dhe marrë 3 pikët pasi duan të mbajnë gjallë ëndrrën për Botërorin. Ndër të tjera, Shehu u ndal dhe te Ylber Ramadani pasi duket që i ka “marrë” vendin e titullarit në Kombëtare.

 “Përshëndetje, jemi futbollistë profesionistë kështu që presioni për ne është gjë normale, është ndeshje e rëndësishme për ne, shkojmë atje për të marrë maksimumin e mundshëm. Kjo nuk është çështje që na takon ne, për ne është e rëndësishmë që të jemi të fokusuar dhe përqëndruar për këtë ndeshje, do shkojmë atje për të marrë 3 pikët, kjo është më e rëndësishmja për ne, skemi folur akoma me çunat se nuk jemi grumbulluar të gjithë lojtarët, jemi shumë pak për momentin.

Për ne është shumë e rëndësishme, pavarësisht fushës dhe stadiumit që të shkojmë atje për të marrë 3 pikët. Normalisht që është ndeshje e rëndësisë së madhe, se nga kjo vendoset vazhdimësia që ne të shkojmë në Botëror, është deçizive dhe ne jemi të fokusuar dhe përqëndruar për të vazhduar ëndrrën në Botëror.

Ne në Kombëtare jemi këtu për të bërë më të mirë, nuk ka rëndësi kush e nis nga fillimi, këto janë çështje që i vendos trajneri, ne jemi këtu për të bërë më të mirë. Jemi shokë shumë të mirë me Ramadanin, e mbështesim njëri tjetrin pavarësisht se kush do të luajë nga fillimi. Besoj kam sjell versionin tim më të mirë te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave dhe do vazhdoj të bëj më të mirën time”, përfundoi Juljan Shehu.