Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet që po mbahen në nder të gjykatësit të vrarë, Astrit Kalaja. Homazhet po mbahen në pallatin e Kongreseve.
Kreu i qeverisë shqiptare pasi bëri homazhet, u largua bashkë me ministrin e Drejtësisë, Besart Lamallari. Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.
Kalaja mbeti i vrarë pas një atentati me armë në sallën e gjyqit, teksa lexonte një vendim gjyqësor. Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik.
Trupi i pajetë i Kalasë do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.





