Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është një nder vendet e para që kombinoi mbrojtjen kibernetike me Inteligjencën Artificiale.
“Kur vjen fjala te infrastrukturat tona shtetërore qoftë digjitale a fizike jemi mes të më të mirëve, e përsëris me krenari. Kemi qenë mes të parëve që kombinuam mbrojtjen kiberentike me AI. Është AI brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punën 24/ 24 për të zbuluar na faza të hershme potencialin e sulmeve të mundshme kibernetike”, u shpreh Rama.
Edi Rama: Kur bëhet fjalë për sulmet që lënë gjurmë kemi pasur 48 të tilla gjatë vitit të fundit. 48 por edhe një herë kanë lënë gjurmë por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshem. Kur vjen fjala te infrastrukturat tonë shtetërore qoftë digjitale a fizike jemi mes të më të mirëve, e përsëris me krenari.
Kemi qenë mes të parëve që kombinuam mbrojtjen kiberentike me AI. Është AI brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punën 24/ 24 për të zbuluar na faza të hershme potencialin e sulmeve të mundshme kibernetike.
Na duhet të bëjmë më tepër te sektori privat, për t’i ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja që nuk është thjesht një zë i pakonfirmuar, siç shumë nga ne në Ballkan që e besojmë, por sulmi kibernetik është real. Kështu që mund t’ju them si kanë ecur gjëra në sektorin financiar pasi kaluam sulmin kibernetik që i mbijetua, një sulm nga një vend që neve e na ka vënë në shënjestër sistematikisht.
Kur vjen fjala te sektori bankar niveli I mbrojtje është i lartë. Por ka shumë më tepër për tu bërë. Të gjitha vendet duhet të përballen me këtë vështirësi ta përfshijnë dhe të bëjnë që sektori privat të angazhohet me shpejtësinë që kërkohet.
Ndryshe nga forca të tjera në hapësirën tonë të bashkëjetesës në këtë planet, ne jemi të mëdhenj sepse shuma e vendet tona të jashtëzakonshme por të vegjël sepse jemi shumë të fragmentarizuar.





