Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi është përfshirë në një aksident.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur sot në Tiranë, dhe se këngëtarja nuk ka pësuar lëndime, vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe siç shihet në foto, janë prezentë të dy shoferët e automjeteve të përfshira në aksident.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe vete Fifi, e konfirmon se është në gjendje shumë të mirë dhe si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

“Nanusha.. është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë”, shkruan ajo.