Vjedhja në Singapor ka pasur pasoja të rënda për notaret Benedeta Pilato dhe Kiara Tarantino, të cilat janë pezulluar nga Federata Italiane e Notit. Prokuroria Federale ka pranuar kërkesën për marrëveshje me drejtësinë të paraqitur nga sportistet, duke vendosur një pezullim prej 90 ditësh.
Ky vendim do t’i detyrojë notaret nga Pulia, njëra specialiste në stilin bretkosë dhe tjetra në shpejtësi, të rikthehen në garat zyrtare në vitin 2026, duke humbur kështu Kampionatin Europian në pishinë të shkurtër që do të zhvillohet në dhjetor.
Federata mori gjithashtu miratimin nga Prokurori i Përgjithshëm i “CONI”-t, i cili konfirmoi sanksionin, edhe për shkak të bashkëpunimit të treguar nga sportistet, të cilat ishin përfshirë në një vjedhje në një dyqan “duty free” në aeroportin e Singaporit, gjatë kthimit nga Kampionati Botëror.





