Më pak se një orë na ndan nga starti i duelit historik mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren historike, arritjen në “Play Off” të Botërorit 2026.
Pas publikimit të formacionit zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar dhe fanellat të cilat do të veshin lojtarët në fushë.
Bëhet fjalë për fanellën e bardhë, e njëjta ngjyrë si ajo që lojtarët veshën 11 vite më parë në Beograd, aty ku morën fitoren në tavolinë dhe që ndihmuan Shqipërinë të arrinte kualifikimin historik në Europian.





