Një atmosferë gëzimi dhe ovacionesh është parë në Rinas gjatë mbërritjes së kuqezinjve, pas fitores së tyre historike me Serbinë.

Në aeroport ishin të pranishëm edhe tifozët kuqezinj, të cilët iu bashkuan festës.

Shqipëria fitoi në stadiumin e Leskovacit me një gol të Rei Manajt në pjesën e parë.

Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.