Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet në planin e zyrës së Kombeve të Bashkuara për rimëkëmbjen e vendit nga Covid-19 drejtuar qeverisë shqiptare.

Sipas këtyre gjetjeve, Covid-19 do të sjellë rritje te sëmundshmërisë, pamundësi në mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor dhe e treta rritje të papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë.

Sipas planit social ekonomik, rimëkëmbja e vendit nga Covid-19 duhet të përqendrohet në 5 shtylla kryesore. Qeveria shqiptare, thotë plani i zyrës së OKB duhet të kujdeset për mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, mbrojtjen sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës dhe ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim shumëpalësh për menaxhimin makro-ekonomik.

Ndër të tjera, zyra e OKB rekomandon forcimin e sistemit shëndetësor dhe rritje të investimeve të sektorit publik në skemat e zhvillimit të punës, në bujqësi si dhe paketa stimuluese për të prekurit nga Covid. /Tv Klan