Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 13 712 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10176 raste, ndërsa 3 536 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.