Gjatë një interviste të sinqertë në podcastin “Call Her Daddy”, Kim Kardashian ka folur hapur për momentet e vështira që e çuan drejt vendimit për t’u divorcuar nga Kanye West, pas tetë vitesh martesë.

E pyetur nga moderatorja Alex Cooper se cili ishte shkaku i fundit, që e bëri të marrë këtë hap, Kim u përgjigj:

“Kishte shumë gjëra që nuk mund t’i përballoja më. Nuk më pëlqente ndjesia kur dikush fliste keq për fëmijët, gjyshen apo hallat e mia. Nëse një person ndjehet kështu për njerëzit e tu, nuk mund të jeni bashkë.”

Ajo iu referua edhe momentit kur Kanye e bëri publik faktin se ajo kishte menduar të abortonte gjatë shtatzënisë së parë, diçka që Kim e konsideroi një tradhti të madhe emocionale.

“Të nxjerrësh gjëra personale në publik ishte shumë e dhimbshme,” shtoi ajo.
“Nuk ndihesha e sigurt emocionalisht dhe financiarisht”.

Themeluesja e Skims, sot 44 vjeçe, tha se humbja e stabilitetit ishte një nga arsyet kryesore që e detyruan të largohej nga martesa.

“Kthehesha në shtëpi dhe kishim pesë Lamborghini, dhe ditën tjetër nuk ishin më, sepse ai i dhuronte miqve gjatë episodeve të tij. Kjo ndjesi pasigurie, të mos dish si do zgjohemi nesër, ishte shumë e rëndë për mua.”
Kim pranoi se kishte frikë se do të përjashtohej nga bota e modës dhe artit, të cilën Kanye ia kishte hapur, por ndodhi e kundërta.

“Disa nga projektet e mia më të mëdha ndodhën pas ndarjes. Ishte si një shpërblim nga universi që më tregoi se po ecja në drejtimin e duhur. S’kam asnjë pendesë,” tha ajo.
“M’u desh të shpëtoja veten për t’u bërë një nënë më e mirë”
Kardashian shtoi se vendimin për divorc e mori edhe për hir të katër fëmijëve të tyre – North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).

“Kur shëndeti im mendor filloi të prekej dhe nuk po mundesha të isha prind siç duhet, kuptova se duhej të shpëtoja veten për të qenë një nënë më e mirë. Më vonë, kur të rriten, do ta kuptojnë gjithçka,” – tha ajo me emocione.

Në dokumentarin “In Whose Name?”, i cili pasqyronte fundin e marrëdhënies së tyre, Kim shihet duke qarë teksa Kanye i pranon se kishte ndaluar së marri medikamentet për bipolaritetin.

“Nuk ishe kështu disa vite më parë,” i thotë ajo mes lotësh.
Më pas, Kanye pati edhe përplasje me Kris Jenner, nënën e Kim-it, duke e akuzuar se e kishte “përulur” ndërkohë që ishte nën trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur familjen bashkë, Kim Kardashian para se të humbte veten, vendosi të mbyllte një kapitull që dikur kishte nisur si një nga historitë më të bujshme të showbiz-it botëror.

Ata u martuan në maj të vitit 2014 dhe pas divorcit në 2022, Kanye nisi një lidhje të re me arkitekten Bianca Censori, me të cilën u martua një vit më vonë.