Problemet me shikimin mund të jenë të lindura apo të fituara gjatë jetës. Mjekët okulistë japin alarmin se vitet e fundit po shtohen gjithmonë e më shumë fëmijët që kanë nevojë për syze si pasojë e dëmtimin të shikimit nga përdorimi me orë të zgjatura i pajisjeve teknologjike. Për të kapur në kohë problemet ata rekomandojnë kontrolle periodike.
Krahas fëmijëve, mjekët okulist kërkojnë të bëhet kujdes i shtuar edhe nga pacientët diabetik, pasi sëmundja mund t’ju dëmtoj shikimin.
Në Spitalin Francez, në shërbimin e okulistikës, numrin më të madh të ndërhyrjeve e zënë ato të kataraktës, nga e cila përfitojnë rreth 5000 të moshuar çdo vit.





