Pas një dekade kërkimesh, shkencëtarët janë më afër se kurrë një arritjeje në transplantin e veshkës: marrja e tyre nga dhurues me grup gjaku ndryshe nga pacientët që mund të përshpejtojë kohën e pritjes dhe të shpëtojë jetë.
Një ekip shkencëtarësh nga Kanadaja e Kina kanë krijuar veshkën universale që teorikisht, mund të pranohet nga organizmi i çdo pacienti.
Organi eksperimental mbijetoi dhe funksionoi për disa ditë në trurin e vdekur të një pacienti. “Kjo është hera e parë që e kemi parë të ndodhë në një model njerëzor”, thotë biokimisti Stephen Withers nga University of British Columbia në Kanada.
Është e mundur që veshka të transplantohet mes dy njerëzve me grup të ndryshëm gjaku duke trajnuar organizmin e marrësit që të mos e refuzojë organin, por procesi nuk është i përsosur dhe jo shumë praktik.
Kërkon kohë, para, ka rrezik dhe dhuruesi duhet të punojë, ndërsa marrësi ka nevojë për kohë që të përgatitet.
Shkencëtarët ia dolën të kthenin në veshkë me grup gjaku A në O përmes enzimave që zhveshin molekulat e sheqerit. Por në ditën e tretë, veshka nisi të shfaqte simptoma të gjakut me grup A, çka shkaktoi një përgjigje imunitare, por jo aq të fortë sa pritej dhe kishte shenja se trupi po përpiqej ta pranonte.
Transplanti i veshkave është një problem që shkencëtarët po përpiqen t’i qasen në disa mënyra duke përdorur veshkën e derrit dhe duke zhvilluar antitrupa të rinj. Zgjerimi i numrit të veshkave që mund të përshtaten nënkupton një ndryshim të madh për pacientët që kanë nevojë për to.





