Bangladeshi është në gatishmëri të lartë, pasi një zjarr shpërtheu në zonën e ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar Hazrat Shahjalal të Dakës dhe u përhap me shpejtësi në zona të mëdha.

Zjarri ka vazhduar për tre orë, duke pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar pjesën më të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë mbytëse.

Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë lënduar duke u përpjekur të vënë nën kontroll flakët. Shkaqet e zjarrit të madh mbeten ende të panjohura, teksa hetimet janë aktive nga autoritetet.