Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga një seri ngjarjesh tragjike që kanë prekur futbollistë të rinj në tre kontinente. Një futbollist premtues senegalez, 18-vjeçari Cheikh Toure, u vra tragjikisht nga grabitesit pasi familja e tij nuk arriti të mbledhë shumën e kërkuar për shpëtimin e tij. Ministria e Integrimit Afrikan dhe e Punëve të Jashtme të Senegalit konfirmoi vdekjen e portierit të ri, i cili u gjet i pajetë në Ganë.

Cheikh, që kishte stërvitur te Esprit Foot Yeumbeul, u mashtrua nga një grup rrembyesish të armatosur, të cilët e bindën se po merrte pjesë në një provë për t’iu bashkuar një klubi profesional. Pas rrëmbimit, ata kërkuan një shpërblim nga familja e tij. Përpjekjet e familjes dështuan dhe kriminelët ekzekutuan pengun e tyre.

Autoritetet senegaleze kanë hapur një hetim në bashkëpunim me policinë e Ganes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Trupi i Cheikh po atdhesohet në Senegal, ndërsa Ministria shprehu “dhimbje të thellë për familjen e pikëlluar” dhe kërkoi kujdes shtesë nga klubet dhe prindërit për ofertat e pa-verifikuara të provave ose transferimeve jashtë vendit.