Një incidet i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beograd. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Mediat serbe gjithashtu bëjnë me dije se autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si V.A., 30 vjeç dhe është arrestuar nga policia. Konkretisht ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
Por, ky nuk ishte incidenti i vetëm në Serbi, pasi raportohet se edhe një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Sakaq, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Trenutno – vatrogasci gase požar u Ćacilendu ispred Narodne skupštine pic.twitter.com/lZ1foc5pDP
— Kreni-Promeni (@KPromeni) October 22, 2025





