Sabrina Carpenter sapo ‘arrestoi’ një supermodele!

Gjatë koncertit të saj në Pittsburgh, Gigi Hadid ishte ‘viktima’ e fundit e këngëtares që u arrestua sepse është “vajzë e bukur.”

Në çdo koncert, Sabrina ‘arreston’ dikë nga publiku para se të këndojë “Juno.”

Në videot që po shpërndahen rrjetet sociale, Gigi është e veshur me një bluzë të bardhë, kanatiere me printe dhe xhinse. Sabrina e pyet: “Gigi, nga je ti?”

Modelja i përgjigjet “Bucks County” dhe këngëtarja ia kthen: “Uau, ndoshta jemi shpirtra binjakë! Gigi, po më zë vapa dhe sikleti.”

Siç e ka zakon në këto koncerte, ajo i dha Hadid prangat e saj rozë me pelush të cilat kjo e fundit i tundi në ajër. “Kjo është për Gigi, njerëz”, tha Sabrina.

Ylli i pasarelave postoi edhe një foto nga ky moment në rrjetet e saj sociale.

Në koncertet e saj, Sabrina ‘ka arrestuar’ Millie Bobby Brown, Emma Bunton, Marcello Hernández dhe Margaret Qualley.