Teuta vijon me transferime, edhe pse merkato është mbyllur. Vitinjo Oliveira afrohet si përforcim nga moshat e Korinthians në Brazil. 20-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Talenti brazilian rrjedh nga akademia e SC Corinthians, një nga “fabrikat” më të mira të talenteve në Brazil dhe më gjerë.
Njoftimi i Teutës:
Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën! KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër! Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira. E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës!”





