Në ndeshjen e tij të parë si titullar, Ergis Arifi shënon gol dhe Teuta fiton. Në lidhje me golin ndaj Flamurtarit, ai u shpreh tepër i lumtur dhe se kishte shumë kohë që e priste këtë moment.

 “Kisha shumë që e prisja, kisha që parvjet pa bërë gol, kam një vit e gjysmë që stërvitem për këtë moment dhe ja ku erdhi. Është një frymë e re, një grup i ri, ndjehem shumë mirë dhe sot që luajta në formacion dhe shpresoj të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”, tha shkurtimisht Arifi.