Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po prezanton sot drejtorin e ri të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliun.
Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2” në Kosovë, merr drejtimin e portit më të madh në vend në një moment kyç për zhvillimin e projekteve strategjike të transportit detar dhe infrastrukturës logjistike.
Ai u emërua në vend të Kreshnik Bajraktari, i cili mbante postin prejt muajit korrik 2024, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.





