Teksa po realizonte një video live në Instagram, supermodelja Gigi Hadit tregoi barkun e rrumbullakosur.
“Ja ku është barku im”, tha Gigi pasi vendosi të ndante me ndjekësit transformimin që i ka bërë shtatzënia, ndërsa foli edhe për emocionet lidhur me këtë ndjenjë të veçantë.
25-vjeçarja foli edhe rreth kritikave që ka marrë nga fansat pasi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale gjatë periudhës së shtatzënisë, por ajo tha se kjo ka ndodhur pasi mendon se në botë po ndodhin gjëra edhe më të rëndësishme.
“Kjo është një arsye për të cilën ndjeva se nuk është në të vërtetë diçka që duhet të ndaj veç me familjen dhe miqtë e mi. Padyshim që shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit dhe më pas zhvillimet me “Black Lives Matter”, dhe unë mendova se prania jonë në mediat sociale duhet të ishte vetëm për këto tema.”, u shpreh supermodelja.
Gjatë live-t me ndjekësit, Gigi foli fjalë të ëmbla për partnerin e saj, Zayn Malik, të cilin e falenderoi për mbështetjen dhe përkujdesjen që tregon ndaj saj.





