Çabi Alonso e ka kthyer Real Madridin te fitorja në “El Clasico”. Madrilenët fituan me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës, megjithatë jo çdo gjë po shkon si duhet. Në kampin e Real Madridit po vërehet një ndryshim i madh në drejtim pas ardhjes së trajnerit Çabi Alonso.
“The Athletic” ka raportuar me burime pranë lojtarëve, që thonë se Alonso është më i ftohtë dhe më i distancuar krahasuar me paraardhësin Karlo Ançeloti. Ançeloti ishte shumë i dashur nga skuadra. “Ai mendon se është Pep Guardiola, por për tani është thjesht Çabi”, u shpreh një person pranë një lojtari të ekipit të parë.
Alonso ka kufizuar praninë e stafit dhe personave të jashtëm gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke kërkuar më shumë privatësi dhe konfidencialitet. Pavarësisht rezultateve pozitive, duket se jo çdo gjë pëlqehet nga lojtarët te Reali.





