Sot në Shijak ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive individuale që u dëmtuan nga tërmeti i 26nëntorit!
Administrata e bashkisë po punon me orare të zgjatura që dhe pallatet të nisin sa më shpejt, bën me dije kryebashkiaku Elton Arbana.
“Të vazhdojmë të jemi Bashkia e parë që i mundësojmë banorëve ta gëzojnë sa më shpejt shtëpinë e tyre të re: individuale apo kolektive.
E gjitha kjo s’do të bëhej e mundur pa mbështetjen që Kryeministri Rama dhe Qeveria shqiptare i kanë dhënë Shijakut, duke mbajtur çdo premtim.
Në momentet më të vështira që pas tërmetit dhe tani në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë kemi punuar edhe jashtë orarit zyrtar për t’i ardhur në ndihmë çdokujt.
Nuk ka kënaqësi më të madhe kur së bashku po arrijmë rezultate konkrete.
SHIJAKU PO RINDËRTOHET! Ëndrra ime – Realiteti im! Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, shkruan në një postim në “Facebook” Arbana.





