Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin shqiptar do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.

Ky homazh organizohet si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.