Sfida mes Dinamos dhe Teutës, e luajtur në “Elbasan Arena”, nuk ka prodhuar gola mirëpo në tribuna dhe në fushë nuk kanë munguar momentet pikante si nga tifozët, ashtu edhe nga stafet.
– Para ndeshjes, trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, i akordohet trofeu si trajneri i muajit tetor, i dorëzuar nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani.
– Siç dihej ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në ndërrim të ish-Kryeministrit Fatos Nano, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Tek Dinamo u mbajt njëkohësisht edhe një minutë heshtje për nder të nënës së futbollistit Naser Aliji, që u nda nga jeta pak ditë më parë.
– Ashtu siç pritej, numri i tifozëve ishte shumë i ulët. Bëhej fjalë për afro 100 të pranishëm.
– Një tifoz bën batuta me Ilir Dajën, duke i kujtuar se ka paguar për të ardhur në Elbasan. “O Ilir Daja kam paguar 2400 lekë për të ardhur t’ju shoh, ndaj duhet të fitoni sot”, ia behu tifozi.
– Tek një paqartësi e mbrojtjes me portierin e Teutës, Dobi kthehet nga pankina dhe mërmërit: “Selman, duhet t’i flasësh shokut kur e sheh që s’duhet ta japë topin.
– “Kundër futbollit jashtë fundjave”, shkruhet në një banderolë.
– Ilir Daja kapet me njërin prej asistentëve, duke i shprehur pakënaqësinë me ironi për një anësore. “O mjeshtër me 5 stema, pse e ngre flamurin kot ore”, ia behu tekniku dinamovit.
– Tifozët bëjnë batuta edhe me Berishën në pankinë. “O Daja po fute Sali Berishën në fushë mo, pse e le në stol”, ia beh njëri prej tyre.
– Ka një replikë në distancë mes Dobit dhe Dajës për një faull në fundin e pjesës së parë. “Ai ishte mbrapa mo, ça faulli jep”, thotë Dobi. Daja që e dëgjon ia behu: “O mjeshtër (për arbitrin), e kishte krahun hapur mo apo nuk sheh ti”.
– Bernard Berisha futet menjëherë në fushë në pjesën e dytë dhe takon të gjithë shokët me radhë, por harron që duhet të presë sinjalizimin e gjyqtarit të katërt për të kryer zëvendësimin.
– Dobi tërbohet e arbitrin për kartonin e verdhë të Zhongo, duke kërkuar llogari tek gjyqtari i katërt. “Ai kap topin mo, ça është ky karton kështu”.
– Bekim Maliqi nuk i mban dot lotët kur del nga fusha e lojës me të kuqe, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për stimulim.





