Humbja e Real Madridit në Anfield ishte vetëm 1-0, por shumë po e krahasojnë atë me derbin dhe humbjen 5- 2 që pësoi skuadra e Çabi Alonsos në Metropolitano. Në sallën e shtypit në stadiumin e Liverpulit, Alonso nuk u pajtua plotësisht me atë krahasim. 

“Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimi ishte në detaje”, shpjegoi trajneri i Realit, i cili nuk pa asgjë të ngjashme me atë që ndodhi në stadiumin e Atlétikos. Megjithatë, ndjenja mbizotëruese, si brenda ashtu edhe jashtë klubit, është se po të mos ishte për performancën e shkëlqyer të Kurtuasë, Reali do të ishte kthyer nga Liverpuli me një nga ato plagë që duan kohë për t’u shëruar. Analiza e të dhënave të ndeshjes anon më shumë nga kjo pikëpamje sesa nga ajo e Çabit.

Liverpuli krijoi më shumë raste shënimi kundër Realit sesa Atlétiko. Ekipi i Simeones arriti të gjuante gjithsej 13 herë, shtatë prej të cilave ishin në portë. Reali i Madridit u kthye nga “Anfieldi” pasi kishte pësuar 17 gjuatje drejt portës, nëntë prej të cilave Kurtua duhej t’i priste.