Transgjinorja Luana Myrto ka vazhduar të ndajë detaje nga eksperienca e saj tronditëse me komunitetin LGBTQ+.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, transgjinorja hedh akuza të rënda ndaj komunitetit LGBTQ+ dhe Xheni Karajt.
Ajo tha se Xheni Karaj dhe streha e LGBT i kanë premtuar në moshën 14-vjeçare se do ta ndihmonin me shkollimin, premtim i cili nuk u mbajt.
Përkundrazi ajo zbuloi se në moshën 14 vjeçare e futën në një strehë, në një ambient plus 18 me 4 meshkuj në dhomë dhe një çift homoskeksual që ishte aty, të cilët sipas saj kanë kryer marrëdhënie seksuale para syve të saj.
Ajo vijoi duke thënë se kur kërkoi që të merreshin masa, ata e futën në një dhomë me një person tjetër me probleme mendore.
Luana Myrto: Ka ndodhur në një mënyrë shumë traumatike. Kur unë isha 14 vjeç u njoha me këto konceptet e para. Mua më plasën në një televizor, me vunë paruke dhe taka dhe dil dhe thuaj ça je..më vunë paruke e më veshën taka, unë isha ende në luhatje në atë kohë. Unë hyra në atë qendër për të marrë shkollimin tim.
14 vjeç në Durrës u njoha me komunitetin. Kam bërë një studim, në 7 vite që unë kam në lëvizje ka rreth 100 persona transgjinorë të deklaruar.
14 vjeç unë fillova të merrja pjesë në festat e këtyre. Pasi u futa në qendër emergjentë Xheni Karaj telefonon nënën time pa i treguar se kush isha dhe çfarë isha, qysh isha “do ta ndihmojmë ne fëmijën tënd thanë, mos ki merak”. Dhe këto më fusin në strehë, në një ambient plus 18 me 4 meshkuj në dhomë dhe një çift homoseksual që ishte aty, kanë kryer marrëdhënie në syrin tim. Kur unë kërkova të merreshin masa për këtë sepse isha minoren, ata më futën në një dhomë me një person tjetër me probleme mendore.





